Ministria e jashtme e Turqisë ka thënë që Bashkimi Evropian është duke ushtruar vlera demokratike selektive dhe që nuk duhet të qëndrojë pranë Holandës, të cilën e ka akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe vlerat evropiane.
Ankaraja ka pezulluar marrëdhëniet diplomatike të nivelit të lartë pasi autoritetet holandeze nuk lejuan ministrat e saj të mbajnë fjalime në mitingje për turqit, duke i keqësuar tensionet mes aleatëve të NATO-s, transmeton portali arbresh.info.
Ministria e jashtme turke ka hedhur poshtë kërkesën e zyrtarëve të lartë të BE-së për të treguar përmbajtje me Holandën gjatë fushatës politike.
Ankaraja e konsideron “të pavlefshëm” apelin nga shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim Johannes Hahn.
“Homologët e BE-së janë duke ushtruar vlerat demokratike dhe të drejtat themelore në mënyrë selektive”, tha ministria e jashtme në një deklaratë. “Është shumë e rëndë për BE-në të fshihen prapa solidaritetit të vendeve anëtare dhe të qëndrojnë në anën e Holandës, e cila në mënyrë të qartë ka shkelur të drejtat e njeriut dhe vlera evropiane”, thuhet më tej./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë