Turqia akuzoi sot forcat kurde për shkelje të armëpushimit të shpallur të enjten në veri të Sirisë, që nënkuptonte një tërheqje të këtyre të fundit nga këto zona kufitare në shkëmbim të ndërprerjes së ofensivës turke.
“Forcat e ushtrisë turke respektojnë plotësisht marrëveshjen e negociuar të enjten me SHBA-në”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë.
“Pavarësisht kësaj, terroristët kanë kryer 14 sulme në 36 orët e fundit”, shtoi i njëjti burim.
Ministria theksoi se 12 sulme kanë ardhur nga qyteti kufitar sirian i Ras al-Ain, një nga Tal Abyad dhe një tjetër nga Tal Tamr duke theksuar se janë përdorur armatime të lehta dhe rënda, përfshirë dhe raketa.
Pas bisedimeve me SHBA-në, Turqia njoftoi se pranonte pezullimin e ofensivës në Siri për pesë ditë. Por, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi se do të të rifillonte operacionet ushtarake kundër forcave kurde nëse këto të fundit nuk tërhiqeshin sa më shpejt nga zonat kufitare në verilindje të Sirisë, ku Turqia kërkon të vendosë një zonë sigurie./atsh/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...