Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Eskişehirit në Turqi, ku një zjarr masiv në zonën pyjore të rrethit Seyitgazi i ka marrë jetën 11 rojeve të pyjeve.
Ngjarja ndodhi gjatë pasdites të së martës, kur ekipet zjarrfikëse dhe punonjësit e pyjeve ndërhynë për të kontrolluar përhapjen e flakëve.
Sipas autoriteteve lokale, për shkak të erërave të forta dhe temperaturave ekstreme që kanë përfshirë rajonin gjatë ditëve të fundit, zjarri u përhap me shpejtësi të madhe, duke krijuar kushte jashtëzakonisht të vështira për ndërhyrjen në terren, shkruan CNN turk.
Të paktën 11 punonjës mbetën të rrethuar nga flakët në një zonë të pyllëzuar dhe nuk arritën të shpëtojnë, pavarësisht përpjekjeve të kolegëve të tyre.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur dhe zjarr të përhapur në një sipërfaqe të madhe pylli, ndërsa zhurma e helikopterëve dhe mjetet e emergjencës dëgjoheshin pa ndërprerje. Skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë, përfshirë edhe njësitë ajrore, janë ende në terren për të kontrolluar dhe shuar plotësisht vatrat e zjarrit.
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër