Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se të pandehurit në lidhje me përpjekjen e dështuar për grusht shtet gjatë vitit të kaluar , si dhe të dyshuarit për terrorizëm do të paraqiten para gjykatës me uniforma standarte të burgut.
Deri me tani ata janë paraqitur para gjykatës me një bluzë në të cilën shkruhej ‘hero’, transmeton portali arbresh.info
Për shkak të bluzave me atë mbishkrim një numër i madh i personave janë arrestuar nga policia.
“Ne tani jemi duke i identifikuar ata. Ngjyra e uniformës do të jetë ngjyrë bajame e errët”, ka thënë Erdogan për mediat turke.
Ai ka shtuar se të gjithë të dyshuarit për përpjekjen e grusht shtetit dhe terroristët do të vishen me të njejtat uniforma.
“Kam biseduar me kryeministrin tonë dhe kemi rënë dakord që ata të vishen me një lloj veshje, si në Guantanamo”, ka shtuar ai.
Mbi 240 vetë u vranë dhe më shumë se 2,000 u plagosën gjatë përpjekjes për grusht shtet në korrik të vitit 2016. Mbi 50 mijë njerëz janë arrestuar, duke përfshirë edhe figura të opozitës, mësues, gazetarë dhe nënpunës civilë. Mbi 150,000 ushtarë, oficerë policie dhe zyrtarë janë shkarkuar ose pezulluar nga postet e tyre./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...