Policia në Turqi ndaloi të shtunën qindra punonjës të aeroportit, që po protestonin për kushtet e punës në aeroportin e ri të Stambollit. Aeroporti, që pritet të hapet muajin e ardhshëm, është një projekt gjigant i mbështetur nga Presidenti Tayyip Erdogan.
Protesta filloi pas një aksidenti të një autobusi të brendshëm të aeroportit ditën e premte, ku u plagosën 17 punonjës.
Sipas sindikatës, protestës ju bashkuan mijëra punonjës, por më pas protestuesit u shpërndanë nga policia, që përdori gaz lotsjellës.
Sipas një ligjvënësi të opozitës kurde, numri i të ndaluarve ishte rreth 400 vetë.
Aeroporti i ri, për të cilin Turqia thotë se do të jetë më i madhi në botë, është një prej projekteve madhore 15-vjeçare që ka mbështetur Erdogani, mes tyre ura, porte dhe hekurudha, që e kanë transformuar infrastrukturën e Turqisë. Këto projekte janë ndërtuar me kredi me kushte të favorshme. Megjithatë, të premten Erdogan tha se qeveria i ka bllokuar investimet e reja, me synimin për të kontrolluar inflacioni dhe për të mbështetur lirën turke, që gjatë këtij viti ka rënë 40 për qind kundrejt dollarit.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...