Mijëra gra nga Turqia kanë mbushur rrugët e Stambollit për të marshuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar kështu të drejta më të mëdha dhe denoncimin e dhunës.
Protestuesit formuan një det me njerëz, duke mbajtur kështu çadra shumëngjyrëshe në mot me shi,, transmeton portali arbresh.info
Në Stamboll është parë një prani e forcave të mëdha policore, kryesisht gra, të cilat mbikqyrnin protestën rreth sheshit Taksim, megjithatë tubimi ka vijuar në mënyrë paqësore.
Gratë thoninslogane të ndryshme, duke përfshirë edhe ‘ne nuk jemi të heshtura, nuk jemi të frikësuara dhe ne nuk përkulemi’.
Tubimet e grave u mbajtën gjithashtu në Ankara dhe në qytetin me shumicë kurde të Dijarbakir./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...