Policia turke janë në kërkim të një bluze që besojnë se është e lidhur me lëvizjen e ndaluar të Gulenit dhe një përpjekje grusht-shteti vitin e kaluar.
Gjatë 10 ditëve të fundit, policia ka arrestuar rreth 30 persona që kishin të veshur bluzën e shkruar me fjalën “hero” mbi të.
“Disa ishin duke shkuar në një provim, të tjerë në kampuset universitare … Pothuajse të gjithë ata që mbanin këtë bluzë u përballën me policinë”, raporton CNN në Turqi duke shtuar se arrestimet po vazhdonin.

Arrestimet duket se kanë filluar pasi Gokhan Guclu, një ish-ushtar i akuzuar për pjesëmarrje në grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar, mori pjesë në një seancë dëgjimorenë muajin korrik e ku kishte të veshur të njëjtën bluzë, transmeton Klan Kosova.
Qeveria turke ka akuzuar Fethullah Gulen dhe lëvizjen e tij islamike Gulen se qëndron prapa grusht-shtetit të korrikut të vitit 2016.
Ky grup tashmë konsiderohet si grup terrorist në Turqi derisa bluza po cilësohet si një shenjë mbështetje për gulenistët dhe grusht-shtetin.
Cila do që të jetë arsyeja, kjo bluzë më nuk është në shitje, e që më parë për 15 lira turke.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë