Një gjykatë turke ka dënuar një deputet nga rradhët e opozitës me më shumë se katër vite burg për përhapjen e propagandës terroriste dhe shkeljeve tjera.
Ferhat Enku, një ligjvënës nga Partia Demokratike e Popullit (HDP) është burgosur në krahinën veriperëndimore të Kocaelit, mori pjesë në seancën e dënimit në qytetin juglindor Sirnak nëpërmjet videokonferencës, transmeton portali arbresh.info
Gjykata i dha atij katër vite e shtatë muaj bug për akuzat të cilat ai i ka mohuar.
Enku është arrestuar në nëntor të vitit 2016 se bashku me 13 deputetë të tjerë të partisë së tij. Që të gjithë janë dënuar me akuzat për lidhje me terrorizmin.
Qeveria turke akuzon HDP për lidhje me PKK, e cila është e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja./Arbresh.info
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...