Policia turke ka arrestuar më shumë se 700 persona të cilët dyshohen se janë anëtarë të partisë politike pro-kurde.
Informacioni u njoftua sot nga Ministria Turke e Punëve të Brendshme. Qeveria turke njoftoi se luftëtarët e PKK-së kishin ekzekutuar anëtarë të policisë dhe ushtrisë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Arrestimet kanë ardhur pas vrasjes së 13 të burgosurve turq në veri të Irakut, njoftoi sot Ministria Turke e Punëve të Brendshme.
718 njerëz nga 40 provinca në të gjithë vendin u arrestuan, duke përfshirë zyrtarë provincash dhe rrethi nga partia Demokratike e Popullit (HDP) e opozitës pro-kurde, e treta më e madhe në parlament, tha ministria.
Partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë se po vepron shumë ngadalë në përpjekjet e saj për të liruar të burgosurit./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit