Një turiste ruse është gjetur në det pas 21 orësh që qëndronte vetëm me një dyshek të fryrë uji.
Olga Kuldo është shpëtuar nga grupi i kontrollit që po kërkonte në det për emigrantë ilegalë në brigjet e Kretës.
55-vjeçarja nga Rusia, u rrëzua në det në resortin e Rethymno në veri të ishullit grek, pasi u përfshi në një rrymë të fortë.
Ajo qëndroi gjithë natën në det dhe u dogj keq nga dielli i nxehtë të nesërmen.
Imazhet dramatike tregojnë se si ajo noton e dëshpëruar ndërsa punëtorët e Frontex i hedhin një litar për ta ngjitur në anijen e tyre.
Ajo është dërguar në spital për trajtim mjekësor për ekspozimin ndaj diellit dhe problemet e zemrës pasi ka qëndruar gjatë në ujë.

Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...