Në shtetin aziatik Nepal, një turist japonez ka humbur jetën për shkak të sëmundjes akute të maleve në afërsi të kampit kryesor të Everestit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, 63 vjeçari Hiroyuki Yoshizaki i cili bënte shëtitje malore përreth maleve Himalaje, ka humbur jetën për shkak të komplikimeve respiratore të lidhura me kushtet e lartësisë së madhe në një hotel në afërsi të kampit kryesor të malit Everest.
Zyrtari i policisë në provincën Solukhumbu, Rabin Karki njoftoi se turisti japonez të martën ka arritur tek hoteli në një lartësi prej 5.180 metrash, i cili ka treguar shenja të sëmundjes akute të maleve, ndërsa stafi i ka dhënë oksigjen shtesë por kjo nuk ka mjaftuar dhe gjendja e Yoshizakit është përkeqësuar dhe ka vdekur.
Ngjitjet në Everest ndodhin në muajt e pranverës. Ndërsa rajoni në vjeshtë njihet si stina e ecjeve të natyrës. Dhjetra mijëra turistë nga mbarë bota çdo vit ecin nëpër shtigjet popullore të rrugëve malore në Nepal.
Sëmundja akute e maleve është sëmundje e cila shkaktohet nga zbritja e përqindjes së okisgjenit në ajër. Simptomat janë vështirësi në frymëmarrje, të përziera në stomak dhe dhimbje koke.
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...