Një tunel i fshehtë i përdorur ndër të tjera për të kontrabanduar emigrantë nga Meksika në SHBA do të mbyllet, kanë thënë zyrtarët kufitarë meksikanë, raporton “BBC”.
I shtrirë mes Ciudad Juarezit në Meksikë dhe El Pasos në Teksas të SHBA-së, tuneli 300 metra ishte hapur në një sistem kanalizimesh dhe u zbulua vetëm javën e kaluar, ndonëse autoritetet vlerësojnë se është dashur afro një vit për t’u ndërtuar.
Autoritetet po e hetojnë tash nëse zyrtarët lokalë ishin në dijeni të ndërtimit të tunelit.
Siguria është rritur në të dy anët e kufirit përpara inaugurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së të hënën. Trump ishte zotuar se do të nisë dëbimet masive të imigrantëve të paligjshëm sapo ta marrë detyrën.
Tuneli ishte përforcuar me trarë druri për t’i parandaluar shembjet dhe ishte pajisur me ndriçim dhe ajrosje.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve