Tunele që përshkojnë vijat kufitare kemi parë shpesh në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, por krejtësisht për një tjetër qëllim.
Nëse në kufirin mes SHBA dhe Meksikës tunelet hapen nga grupet e trafikut të kokainës, në kufirin mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut qëllimi është vetëm ushtarak.
Autoritetet korano-jugore zbuluan katër tunele me një gjerësi të mjaftueshme që në të të kalojë një tren dhe gjatësi deri në 700 metra brenda kufirit të tyre.
Tunelet e kanë origjinën nga Veriu komunist dhe në Seul thonë se secili prej këtyre tuneleve është në gjendje që të përballojë kalimin e 30 mijë trupave ushtarake në orë.
Gjithçka sipas Seulit është e qartë; tunelet janë vepër e Koresë së Veriut për t’i përdorur në rast të një konflikti të mundshëm mes dy vendeve, ndërkohë që besohet se në total numri i tyre është rreth 30 të tillë.
Ushtria koreano-jugore beson se tunelet kanë nisur të ndërtohen 6 vite më parë dhe gjatësia e tyre shkon nga pak metra deri në 1 kilometër në brendësi të territorit të Koresë së Jugut./tch/Arbresh.info

Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...