Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka thënë se do të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme” për të liruar dy britanikët të cilët janë dënuar me vdekje nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë, shkruan skynews.
“Unë i kam siguruar familjet se do të bëj atë që është më efektive për të siguruar lirimin e tyre,” tha ajo për BBC Radio 4.
Shaun Pinner, 48 vjeç, u kap në Mariupol në prill së bashku me Aiden Aslin, 28 vjeç gjatë një lufte intensive për kontrollin e qytetit port. Dyshja janë akuzuar si mercenarë.
Që nga dënimi, familjet e të dy burrave kanë folur me familjen e Pinner duke thënë se janë “të shkatërruar dhe të pikëlluar” nga rezultati i “gjyqit të paligjshëm.” Të shtunën, kryeministri Boris Johnson tha se ai ka urdhëruar ministrat e tij të bëjnë “çdo gjë që kanë në dorë” për të siguruar lirimin e të dy burrave.
Një shtetas maroken Saaudun Brahim, është dënuar gjithashtu me vdekje. Treshja janë luftëtarët e parë të huaj që dënohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe kanë një muaj kohë për të apeluar./abcnews.al
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë