Një 34 vjeçar italian ndërroi jetë pasditen e së hënës në Rimini pasi u rrah brutalisht nga badigardi shqiptar i një diskotekeje në orët e para të mëngjesit të së dielës.
I riu italian i identifikuar si Giuseppe Tucci, me profesion zjarrfikës, mori plagë të rënda si pasojë e përleshjes në ambientet e diskos në Fano dhe disa orë më vonë pësoi vdekje cerebrale.
Sipas asaj që zbuluan hetuesit, Tucci kishte shkuar për t’u argëtuar në disko, por ishte larguar prej aty nga siguria, pasi kishte nisur të bezdiste vajzat.
Në ambientet e jashtme ai ishte konfliktuar dhe me 28 vjeçarin shqiptar, i cili punonte si truprojë.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ndodhet në gjendje arresti, ndërkohë që avokati i tij bën me dije se bëhet fjalë për një akt vetëmbrojtje./A2
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...