Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të trajnojnë forcat ukrainase mbi tanket e saj moderne Abrams – por ka paralajmëruar se tanket nuk do të jenë gati në kohë për kundërsulmin e afërt të Kievit.
Rreth 200 ushtarë ukrainas filluan një kurs trajnimi 12-javor mbi tanket e avancuara në Gjermani gjatë fundjavës.
Ushtarët po mësojnë se si të manovrojnë automjetet, si dhe si të gjuajnë dhe të kryejnë operacione me armë.
200 trupa të tjerë po mësojnë se si të furnizojnë me karburant dhe të mirëmbajnë tanket.
Duke folur në Francë, ku po shënon 79-vjetorin e D-Day, gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Milley tha se “tanket janë shumë të rëndësishme, si për mbrojtjen ashtu edhe për sulmin”.
Ai tha se “tanke moderne të përmirësuara” dhe trajnimi shoqërues “do të jenë thelbësore për suksesin ukrainas”.
Shpresohet që trupat ukrainase të trajnohen përpara se 31 tanket që Joe Biden i ka premtuar Ukrainës të mbërrijnë në vjeshtë.
Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po...
Rama publikon 100 projektet e realizuara gjatë muajit gusht ...
Lajçak takohet me eurodeputetin Bilcik, diskutojnë për situa...
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Roterdam
Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta do...
EBA bën thirrje për kthim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë