Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë për Sunday Times se lideri i Partisë së Brexitit Nigel Farage, duhet të ngarkohet me negociatat e Qeverisë për dalje nga Bashkimi Evropian dhe se Britiania duhet të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje.
Intervista e tij vie një ditë para vizitës së planifikuar në Mbretërinë e Bashkuar të hënën. Të shtunën, Trump po ashtu tha se Boris Johnson do të ishte lider i shkëlqyeshëm i Partisë Konservatore, transmeton REL,
Trump tha se Farage – kritik i ashpër i kryeministres Theresa May – ka shumë për të ofruar në negociatat me Bashkimin Evropian.
Ai po ashtu shtoi se Britania duhet të largohet nëse nuk e arrinë marrëveshjen e dëshiruar, si dhe kishte qenë mjaft kritik ndaj “paaftësisë” së kryeministres May për të finalizuar negociatat me BE-në.
Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump pritet të fillojnë vizitën treditore në Britani të hënën. Ata do të vizitojnë edhe Pallatin Mbretëror ku është planifikuar një drekë me Mbretëreshën Elizabeta.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave