Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të mërkurën gjatë një takimi të Këshilli të Bashkëpunimit të shteteve të Gjirit, në Riad të Arabisë Saudite, se dëshiron marrëveshje me Iranin për programin e saj bërthamor, por ka vënë tri kushte për këtë.
“Por që kjo të ndodhë, ajo duhet të ndalojë sponsorizimin e terrorit, të ndalë luftërat e përgjakshme të të grupeve që e përfaqësojnë, dhe të ndalë përgjithmonë dhe në mënyrë të verifikueshme synimin për armë bërthamore”, është shprehur Trumpi, një ditë pasi kishte deklaruar se dëshiron marrëveshje me Iranin, raporton Sky News.
Ai ka kritikuar sërish paraardhësin e tij, Joe Biden për “kthimin e shpinës ndaj aleatëve të Gjirit”.
“Ato ditë kanë mbaruar”, u ka thënë ai të pranishmëve.
“Të gjithë në tryezë e dinë se ku qëndron besnikëria ime”, ka shtuar Trump.
Ai ka këmbëngul se besnikëria e tij “nuk do të lëkundet kurrë” dhe është zotuar të “përballet me agresionin që i kërcënon të gjithë.
Trumpi edhe të martën, në fjalimin e tij të gjatë në Forumin e Investimeve në Riad, ka thënë se SHBA-ja do t’i mbrojë gjithmonë aleatët e saj.
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...