Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se “do të ketë hakmarrje shumë serioze”, pasi dy ushtarë amerikanë dhe një civil amerikan u vranë në një sulm në Siri për të cilin Uashingtoni fajëson grupin e Shtetit Islamik.
“Ky ishte një sulm i ISIS-it kundër SHBA-së dhe Sirisë, në një pjesë shumë të rrezikshme të Sirisë që ata nuk e kontrollojnë plotësisht”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.
Trumpi u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ishte “i shkatërruar nga ajo që ndodhi” dhe theksoi se Siria po luftonte përkrah trupave amerikane. Trump, në postimin e tij, theksoi gjithashtu se al-Sharaa ishte “jashtëzakonisht i zemëruar dhe i shqetësuar nga ky sulm”.
Komanda Qendrore Amerikane tha se tre ushtarë u plagosën në një pritë të shtunën nga një anëtar i vetëm i ISIS në Sirinë qendrore. Ushtria amerikane tha se personi i armatosur u vra.
Lexo edhe:
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...