Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur në Abu Dhabi për pjesën e fundit të udhëtimit të tij të parë të madh jashtë vendit.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan e ka pritur Trumpin.
Trump do të shkojë fillimisht në Xhaminë e Madhe Sheikh Zayed, ndër xhamitë më të mëdha në botë, përpara një vizite shtetërore në pallatin Qasr al-Watan në Abu Dhabi.
Ai ka qëndruar në Arabi Saudite dhe në Katar, të martën dhe të mërkurën, në kuadër të turneut.
Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Trumpi ka folur për shumë çështje, përfshirë luftën në Gaza, luftën në Ukrainë, Sirinë dhe Iranin.
Në Riad të Arabisë Saudite ai ka njoftuar se do të heqë të gjitha sanksionet ndaj Sirisë, të cilat SHBA-ja i mban ndaj këtij shteti prej më shumë se 40 vjetësh.
Trumpi po ashtu ka takuar presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa po në Riad, takim ky që është cilësuar si historik, për shkak se liderët e të dy vendeve nuk ishin takuar që nga viti 2000.
Sharaa deri vitin e kaluar ishte i kërkuar nga SHBA-ja, e cila ofronte 10 milionë dollarë për të, për shkak të lidhjeve në të kaluarën me grupin Al-Kaida.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...