Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një shenjë e ndikimit të biznesmenit miliarder mbi administratën e re.
Sipas mediave amerikane, Musk ishte në zyrë kur u zhvillua telefonata. Gjatë bisedës telefonike, Zelensky falënderoi Musk për satelitët që i ka ofruar Ukrainës përmes kompanisë së tij, Starlink.
Musk mbështeti financiarisht dhe jo vetëm fushatën e Trump, ndërsa presidenti i sapozgjedhur amerikan tha se do të rekrutojë manjatin pas kompanive SpaceX dhe Tesla Inc., për një rol në administratën e tij të re, e cila do të fokusohet në uljen e kostove.
Trump, para fitores së tij, ka premtuar se do të ndërmjetësonte një marrëveshje midis Zelensky dhe Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë./abcnews.al
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës