Presidenti Donald Trump ka uruar besimtarët bektashinj për Ditën e Nevruzit, duke theksuar rëndësinë e kësaj tradite të kahershme dhe konsideruar si një kohë për reflektim mbi bekimet e vitit të kaluar.
Trump ka uruar paqe dhe prosperitet për të gjithë ata që festojnë këtë ngjarje në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin. Urimi i Trump u shpërnda nga Ambasada Amerikanë në Tiranë.
“Urimet më të ngrohta për të gjithë ata në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin që festojnë festën e lashtë të Nevruzit…Kjo traditë e kahershme paraqet një kohë për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për t’u përgatitur për pranverën e ardhshme me një frymë të përtërirë optimizmi.” – Mesazh nga Presidenti Donald Trump për Ditën e Nevruzit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikanë në Tiranë.
Simboli i festës së Nevruzit është zgjimi i natyrës dhe rinovimi i jetës, duke pasqyruar ardhjen e pranverës. Ai përfaqëson gjithashtu shpresën, bashkëjetesën dhe harmoninë mes popujve dhe kulturave të ndryshme./rtsh.al/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...