Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka thënë sekretarit të tij se po humbet kohën duke u përpjekur të negociojë me Korenë Veriore mbi programin e saj bërthamor.
“Ruaje energjinë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet bërë!”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, transmeton portali arbresh.info
Reagimi i Trump ka ardhur pas deklaratës se SHBA-ve se ‘kanë linja komunikimi me Phenian’.
Rex Tillerson gjatë vizitës së tij në Pekin tha se Koreja Veriore ‘nuk kishte interes për dialog’.
Të dy vendet janë angazhuar në një retorikë të nxehtë gjatë muajve të fundit.
SHBA dëshiron që Koreja Veriore të ndalë programin e saj të armëve bërthamore.
Koreja Veriore ka testuar edhe raketën e gjashtë balistike gjatë muajit të kaluar, duke rritur edhe më shumë tensionet me SHBA-të./arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri