Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka nisur javën e re me akuza raciste që kanë nxitur përçarje dhe debat për shkak të reagimit ndaj disa kongresisteve amerikane.
Ai më parë u ka kërkuar kongresisteve që të shkojnë në vendet nga kanë ardhur. Megjithatë, ai ka thënë se ato duhet t’i kërkojnë falje Zyrës së Presidentit, popullit amerikan dhe Izraelit.
“Kur do t’iu kërkojnë falje kongresistet radikale majtiste vendit tonë, popullit të Izraelit dhe Zyrës së Presidenit për gjuhën e gabuar që e kanë përdorur dhe gjërat e tmerrshme që i kanë thënë? Shumë njerëz janë të zemëruar me to dhe veprimet e tyre të tmerrshme e neveritëse”, shkroi presidenti amerikan në “Twitter”.
Sipas një ankete të re, të realizuar nga medium “NBC News”, presidenti amerikan është më pak i preferuar se kandidatët demokratë për president të ardhshëm, Joe Biden, Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren, pavarësisht përkrahjes prej 94 për qind në Partinë Republikane.
Në kohën kur agjentët për imigrim dhe dogana i kanë nisur aksionet masive për deportimin e imigrantëve në të paktën dhjetë qytete amerikane, presidenti Trump i ka kritikuar edhe raportimet e medieve për vizitën e zëvendëspresidentit, Mike Pence, në një qendër ndalimi në Teksas, duke këmbëngulur se ajo ishte e pastër dhe e mirëmbajtur, pavarësisht pamjeve që e dëshmonin të kundërtën, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...