Irani ka bërë një gabim shumë të madh me rrëzimin e dronit amerikan, kështu ka thënë presidenti Donald Trump.
Garda Revolucionare e Teheranit e ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e dronit, duke përdorur një raketë tokë-ajër, transmeton portali arbresh.info.
Ata kanë thënë se me këtë i kanë dërguar mesazh SHBA-ve që janë gati për luftë.
Trump komentoi veprimin në Twitter duke thënë shumë shkurt: “Irani ka bërë një gabim shumë të madh!”
Ushtria amerikane konfirmoi se një avion mbikëqyrjeje nga Global Hawk ishte rrëzuar vonë të mërkurën.
Avionët pa pilot janë projektuar për të siguruar inteligjencë për zona të mëdha të territorit. Ata përmbushin rolin e aeroplanit të famshëm të spiunazhit Lockheed U2 që Uashingtoni mblodhi të dhëna për kundërshtarët e saj në shekullin e 20-të./Arbresh.info/
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...
Italia, ‘frena’ turizmit masiv/ Vendosen rregulla të rrepta ...
Plagoset një person në Obiliq, dorasi shpallet në kërkim