SHBA ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi – Rosneft dhe Lukoil – në përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën që të negociojë një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
“Sa herë që flas me Vladimirin, kemi biseda të mira, por pastaj ato nuk shkojnë askund. Thjesht nuk shkojnë askund,” tha presidenti Donald Trump, pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar mbi negociatat e paqes, raporton BBC.
Njoftimi për sanksionet erdhi një ditë pasi Trump deklaroi se takimi i planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin në Budapest do të shtyhej pa afat.
Më herët të mërkurën, Rusia kishte nisur një bombardim të ashpër mbi Ukrainën, ku u vranë të paktën shtatë persona, përfshirë fëmijë.
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot