Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit social “Twitter” ka theksuar se “Amerika ka shpenzuar “për kot” rreth 7 trilionë dollarë në Lindjen e Mesme, ndërsa ka shtuar se ato para mund të investoheshin në rindërtimin e vendit të tij.
Deklarata e tij, fillimisht u përqendrua në çështjet ekonomike, por përfundimisht mori synimin ndaj politikës amerikane në Lindjen e Mesme, transmeton portali arbresh.info
“Në një moment, dhe për të mirën e vendit, unë parashikoj se do të fillojmë të punojmë me demokratët në një mënyrë dypartiakë. Infrastruktura do të ishte një vend i përkryer për të filluar, pasi Amerika ka shpenzuar 7 trilion dollarë për kot në Lindjen e Mesme dhe se tani është koha për të filuar rindërtimin e vendit tonë”, tha ai.
Mesazhi i Trump erdhi një ditë pasi 128 vende anëtare të OKB-së u bashkuan për të kundërshtuar Presidentin amerikan mbi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Para votimit, Trump paralajmëroi se SHBA-të mund të ndërshkonin vendet që votojnë kundër Uashingtonit në Asamblenë e Përgjithshme.
Ndërhyrja ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme gjatë dekadës së fundit i ka kushtuar shumë Uashingtonit.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Broës, shpenzimet e luftërave të Shteteve të Bashkuara në Irak, Afganistan, Pakistan dhe Siri kanë kushtuar rreth 3.6 trilionë dollarë gjatë periudhës 2001-2006./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...