Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai do të krijojë një Zyrë Besimi në Shtëpinë e Bardhë dhe se Prokurori i Përgjithshëm Pam Bondi do të drejtojë një grup pune për të luftuar ndjenjat anti-kristiane në qeverinë federale.
“Detyra e grupit të punës do të jetë të godasë menjëherë të gjithë aktivitetin anti-krishterë dhe diskriminimin brenda qeverisë federale, duke përfshirë Departamentin e Drejtësisë, që është absolutisht e tmerrshme, IRS, FBI dhe agjenci të tjera”, tha Trump gjatë një mëngjesi kombëtar lutjesh, raportoi Reuters.
Ai tha se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv deri në fund të ditës duke emëruar Pam Bondy në krye të “një task force krejtësisht të re për të çrrënjosur ndjenjat anti-kristiane”.
Trump njoftoi gjithashtu se do të formonte një komision të ri për t’u marrë me lirinë fetare.
“Nëse nuk kemi liri fetare, nuk kemi një vend të lirë”, përfundoi Trump./abcnews.al
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin