Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i shoqëruar nga zonja e parë, Melanie Trump, për herë të dytë kanë vizituar familjet e prekura nga uragani Harvery në Teksas.
“Gjërat janë duke shkruar mirë”, tha ai, pasi u takua me familjarët e viktimave dhe me vullnetarët, transmeton portali arbresh.info
Stuhia shkatërruese ka lënë qindra familje pa shtëpi për shkak të përmbytjeve. Disa banorë janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre, edhe pse disa zona janë të rrezikuara nga përmbytjet.
Deri me tani 47 njerëz kanë humbur jetën për shkak të uraganit Harvey, ndërsa rreth 43 mijë njerëz janë duke jetuar nëpër strehimore.
Presidenti Trump dhe zonja e parë kanë vizituar Teksasin edhe në fillim të kësaj jave, por kanë qëndruar larg nga zona e fatkeqësisë, duke arsyetuar se nuk kanë dashur të devijojnë ekipet e shpëtimit nga puna e tyre.
Vizita e parë e tyre është përcjellë më kritika të mëdha, poashtu është kritikuar që nuk ka vizituar vitikmat e përmbytjeve dhe se nuk është fokusuar në përgjegjësinë qeveritare në lidhje me këtë fatkeqësi./arbresh.info/
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...
Bedrija Ejupagić emërohet zëvendësministër në Ministrinë e I...
Kapen 167 kilogramë marihuanë në kufirin Greqi-Shqipëri, në ...
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...
Në takimin për integrim evropian, Kurti flet për fondet mili...
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...