Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ai do të shtyjë saminit e Grupit të Shtatë ( G-7) deri në shtator dhe se në takim do të ftohen edhe Rusia, Korea Jugore, Australia dhe India.
Trump e përshkroi grupin si “të vjetër” kur ai njoftoi planet e tij gjatë një bisede me reporterët në bordin e Forcës Ajrore Një.
“Unë nuk e ndjej se kjo G-7 përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë. Është një grup shumë i vjetëruar i vendeve”, tha Trump, transmeton portal arbresh.info
G-7 përfshin Shtetet e Bashkuara, si dhe Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Samiti vjerot do të duhej të zhvillohej në SHBA këtë vit, por Shtëpia e Bardhë tha që takimi që pritej të mbahej në mars të zhvillohej përmes konferencës video për shkak të koronavirusit.
Samiti do të zhvillohej nga 10-12 qershor në Camp David.
Trump ka thënë më parë se Rusia duhet të rikthehet te G-7, duke argumentuar se do të ishte më “e përshtatshme” të kishte Moskën në tryezë. Rusia u hoq nga ajo që ishte atëherë G-8 për shkak të ankesimit të Gadishullit të Krimesë në Ukrainë në vitin 2014./arbresh.info/
Deputeti gjerman: Tensionet në veri ulen me pjesëmarrjen e L...
ZPS: Deklaratat e Pallaskës, sipas çdo standardi me vetëdije...
10 vjet burg për “vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes...
Lushaku-Sadriu: Gërvalla është servile e Kurtit, e tradhtoi ...
Zvicra bllokon eksportet indirekte të armëve në Ukrainë
Fried: Ngjarjet e fundit i kanë rrënjët në Serbi, por Kosova...