Pas kritikave të shumta në lidhje me qëndrimin e Trump në takimin me Vladimir Putin në Helsinki, ka ardhur edhe reagimi i presidentit amerikan.
Në një status në Tëitter, Trump i qëndroi bindjes mbi rëndësinë e takimit me homologun e tij rus dhe theksoi se çdo gjë kishte shkuar mjaft mirë.
“Teksa kisha një takim madhështor me NATO-n, ku u diskutua për shuma të mëdha parash, pata një takim akoma edhe më të mirë me presidentin rus, Vladimir Putin. Fatkeqësisht, nuk po raportohet si i tillë. Lajmi i rremë po merr dhenë”, shkroi Trump në Twitter.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kritikua ashpër për qëndrimin kundër shërbimeve amerikane të Inteligjencës dhe pro Rusisë, në çështjen e hetimit të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016./tch/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër