Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran

08:47 | 28 Shkurt 2026
Q L

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar një video tetëminutëshe në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, dhe konfirmon se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmin ndaj Iranit.

Trump ka thënë se SHBA-ja kanë nisur “operacione të mëdha luftarake” në Iran në një video të postuar në Truth Social.

Më herët dy zyrtarë amerikanë thanë për CNN-in se SHBA-ja po kryen sulme kundër Iranit. Një zyrtar tha se sulmet janë në vazhdim, duke i përshkruar ato si “një sulm jo i vogël”.

Mediat e huaja paraprakisht raportuan sipas burimeve se sulmi i Izraelit ndaj Iranit të shtunën ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme