Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të dalin nga lufta në Ukrainë dhe se sipas tij Kamala Harris dhe Joe Biden nuk e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë.
“Biden dhe Kamala na kanë futur në këtë luftë në Ukrainë, tani nuk po mund të nxjerrin nga ajo”, tha Trump në një fjalim të mbajtur në Georgia, transmeton Telegrafi.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë trupa në Ukrainë, kur kanë dhënë ndihmë ushtarake dhe humanitare në vlerë prej miliarda dollarëve për Ukrainën.
“Mendoj se kemi ngecur në këtë luftë nëse nuk zgjidhem unë president. Do t’i jap fund. Do ta negociojë, do të dalim prej saj. Biden po thotë se nuk do të dalim derisa të fitojnë”, shtoi Trump./abcnews.al
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...