Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish sugjeroi se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, të cilat i ka fituar ai.
Ai i bëri komentet në Twitter, disa ditë pasi i ka pranuar konstatimet e komunitetit amerikan të inteligjencës se Rusia ka ndërhyrë.
Trump tha se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka ditur për akuzat për ndërhyrjen e Rusisë, përpara zgjedhjeve të nëntorit, 2016.
“Përse nuk i ka thënë fushatës sonë? Sepse, e tëra është një mashtrim i madh, prandaj”, shkroi Trump në Twitter.
Trump vazhdimisht ka hedhur dyshime mbi konstatimet e agjencive amerikane të inteligjencës – të publikuara në një raport në janar të vitit 2017 – sipas të cilave, presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëruar fushatë propaganduese dhe piraterimi kundër zgjedhjeve.
Pasi ka shkaktuar kritika nga ligjvënësit amerikanë dhe të tjerë, pas konferencës me Putinin për këtë çështje, Trump ka thënë se e pranon “kostatimin e komunitetit të inteligjencës për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016”.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...