Presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara nuk varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga nafta që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit, duke argumentuar se kjo duhet të ndikojë edhe në qasjen për rihapjen e saj.
Sipas tij, vendet që varen më shumë nga kjo rrugë ujore – kryesisht shtetet aziatike – duhet të marrin rolin kryesor në formimin e një koalicioni për rikthimin e lundrimit normal në ngushticë.
Trump është shprehur se këto vende duhet të “marrin iniciativën”, duke lënë të kuptohet se SHBA-të nuk do të ndërmarrin hapa të drejtpërdrejtë për rihapjen e saj. Ai ka sugjeruar gjithashtu se situata mund të zgjidhet vetvetiu pas përfundimit të konfliktit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se, edhe pse SHBA-të janë më pak të varura nga furnizimet direkte të naftës nga kjo zonë, ekonomia amerikane mbetet e ndërlidhur me tregjet globale të energjisë dhe financave. Për pasojë, çdo luhatje e çmimeve të naftës në nivel botëror reflektohet edhe te konsumatorët amerikanë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...