Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump në ditët e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e Kremlinit, sipas të cilës Putin do të urojë Trump për marrjen e detyrës. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për agjencinë “RIA Novosti” se, telefonata do të bëhet në bazë të një “nevoje protokollare”.
Ndërkohë, takimi mes dy liderëve do të mbahet në muajt e ardhshëm dhe jo në javët e ardhshme, ka sqaruar Peskov, duke shtuar se data pritet të caktohet gjatë bisedës telefonike.
Sa i takon protestave kundër Trump të zhvilluara në të gjithë botën, zëdhënësi ka theksuar se, Rusia nuk përzihet në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe se Shtetet e Bashkuara duhet ta menaxhojnë vetë këtë problem.
Trump u betua si presidenti i 45-të i Amerikës në ceremoninë e mbajtur të premten në Capitol Hill, pavarësisht shiut dhe protestave të dhunshme pak rrugë më larg.
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...