Donald Trump ka pretenduar se i nominuari për president nga Demokratët, Joe Biden nuk mund të kalojë testin kognitiv (njohës).
Ndërsa të dy burrat mund të bëhen presidenti më i vjetër i zgjedhur në nëntor, 74-vjeçari zoti Trump ka vazhduar të sulmojë 77-vjeçarin Z. Biden, i cili pranoi se ishte “testuar vazhdimisht” javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Komentet r presidentit amerikan vijnë në mes të kritikave të kaluara midis dy shtatëdhjetëvjeçarëve, të cilët kanë sfiduar aftësitë njohëse të njëri-tjetrit.
Të enjten mbrëma, zoti Trump pretendoi se Z. Biden nuk ishte testuar “sepse ai nuk mund të kalonte një të tillë”.
“Ai nuk donte ta thoshte këtë, sepse nuk ka bërë asnjë lloj testi kognitiv, sepse nuk ka mund të kalojë një të tillë”, tha Trump në një paraqitje në Fox News.
Presidenti më tej tha se e ka bërë së fundmi një test dhe se ka dalë shumë mirë.
Ai më pas i ka bërë thirrje Bidenit që ta bëjë testin e njëjtë./arbresh.info/
OBSH: Numri i rasteve të konfirmuara të hantavirusit rritet ...
Peticioni i tifozëve të Real Madridit për të larguar Mbappen...
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...
Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë ...
Gjashtë të arrestuar për korrupsion gjatë aksionit në tri ko...