Los Angelos është përfshirë nga protesta të dhunshme, ndërsa dhjetëra persona janë arrestuar. Trump mori vendimin për të vendosur 2 mijë trupa të Gardës Kombëtare në rrugët e Los Angelos dhe kjo nxiti një përshkallëzim të situatës. Protestat vijojnë kundër vendimit të emigracionit. Ndërkohë Trump është shprehur i vendosur se nuk do të heqë dorë nga lufta kundër emigracionit të paligjshëm.
Një nga veprimet e tij të para në mandatin e tij të dytë ishte pezullimi i hyrjes së të gjithë emigrantëve pa dokumente.
Agjentëve të patrullave kufitare janë njoftuar të kthejnë emigrantët pas, pa u dhënë atyre mundësi për seanca dëgjimore për azil.
Muajin e kaluar, qeveria amerikane u ofroi gjithashtu emigrantëve që ndodheshin ilegalisht në vend një pagesë prej 1,000 dollarësh dhe udhëtim të paguar nëse ata “vetë-deportoheshin” dhe zgjidhnin të largoheshin./abcnews.al/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026