Trump planifikon të reduktojë trupa të tjerë nga Afganistani dhe Iraku

23:37 | 16 Nëntor 2020

Urdhri planifikon që deri më 15 janar të reduktojë numrin e trupave në Afganistan dhe Irak në 2.500 ushtarë në secilin vend. Për momentin, numri i ushtarëve amerikanë në Afganistan është rreth 4.500, ndërsa në Irak është rreth 3.500 ushtarë.

Ushtria amerikane pret që presidenti Donald Trump të urdhërojë tërheqjen e trupave të tjerë nga Afganistani dhe Iraku para se komandanti i përgjithshëm të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Sipas një raporti të CNN-së, përderisa Trump pritej të japë urdhrin sa më shpejtë këtë javë, Pentagoni tashmë ka lëshuar një njoftim si “urdhër paralajmërues”.

Urdhri planifikon që më së voni deri më 15 janar të reduktojë numrin e trupave në Afganistan dhe Irak në 2.500 ushtarë në secilin vend. Për momentin, numri i ushtarëve amerikanë në Afganistan është rreth 4.500, ndërsa në Irak është rreth 3.500 ushtarë.

Nëse zbatohet, vendimi i Trumpit do të vijë një javë pasi ai pushoi nga detyra sekretarin e mbrojtjes, Mark Esper, i cili po i rezistonte tërheqjes së hershme të trupave nga Afganistani derisa të arriheshin disa kushte në vend.

Trump prej kohësh ka kritikuar praninë e trupave amerikane jashtë shtetit pasi qëllimi i tij për “të ndarë SHBA-të nga luftërat e pafund” u bë politika e tij e jashtme.

Megjithatë, sekretari i përkohshëm i Mbrojtjes, Christopher Miller, të shtunën dërgoi mesazhe të përziera, duke theksuar se, “Kjo luftë nuk ka përfunduar. Ne jemi në prag të mundjes së Al-Kaidës dhe bashkëpunëtorëve të saj”.

Duke përmendur se përfshirja e SHBA-ve në rajon ka qenë për një kohë të gjatë, Miller tha se, “Kjo është një fazë kritike në të cilën ne ndryshuam përpjeket tona nga lidershipi në një rol mbështetës. Të gjitha luftërat duhet të përfundojnë. Përfundimi i luftërave kërkon kompromis dhe partneritet. Ne u ballafaquam me sfidat, ne dhamë gjithçka që mundëm. Tani, është koha të kthehemi në shtëpi”.

Në muajin tetor, Trump njoftoi se deri në Krishtlindje do të tërheq trupat e SHBA-ve nga Afganistani./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara