Presidenti amerikan, Donald Trump pati një komunikim përmes radio me 4 anëtarët e misionin Artemis II, ku u tha se ata kanë “frymëzuar të gjithë botën”.
“Sot, ju keni bërë histori dhe e keni bërë të gjithë Amerikën vërtet krenare, jashtëzakonisht krenare. Ju me të vërtetë keni frymëzuar të gjithë botën”, deklaroi Trump.
“Kohët e fundit kemi shumë gjëra për të cilat mund të krenohemi, por nuk ka asgjë të ngjashme me atë që po bën ti, duke u rrotulluar rreth Hënës për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli dhe duke thyer rekordin e të gjitha kohërave për distancën më të largët nga planeti Tokë”, shtoi ai.
Presidenti amerikan i konsideroi astronautët “pionierë të ditëve moderne” dhe i përgëzon ata për “një udhëtim të jashtëzakonshëm drejt yjeve”.
Ai gjithashtu tha se shpreson të krijojë një prani të përhershme në Hënë, duke shtuar se mezi pret misionet e ardhshme në Mars.
Pasi përshkuan një distancë rekord prej 406,771 km larg Tokës dhe bënë një rrotullim rreth hënës, astronautët e Artemis II janë në rrugën e tyre për në shtëpi.
Astronautët panë pjesë të sipërfaqes së Hënës që nuk ishin parë kurrë më parë, zona në anën e largët që nuk janë të dukshme nga Toka.
Ekuipazhi pritet të kthehet në Tokë të premten në mbrëmje./abcnews.al
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike