
Mandatory Credit: Photo by Greg E Mathieson Sr/MAI/Shutterstock (10310944l) Donald Trump makes remarks expanding health coverage options for small businesses and workers. President Donald Trump Press Conference, Rose Garden, Washington DC, USA - 14 Jun 2019
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është përballur me dy afate kohore të dielën në Kongres në lidhje me hetimet ndaj tij, derisa demokratët kanë zhvendosur fokusin në gjetjen e fakteve lidhur me akuzat e mundshme ndaj Trumpit për sjellje të keqe në raport me Ukrainën.
Komiteti Gjyqësor i udhëhequr nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve, që merret me procedurat për shkarkim të presidentit të shtetit, i ka dhënë afat Trumpit deri pasditën e së dielës, për të treguar nëse ai apo këshilltarët e tij ligjor do të marrin pjesë në seancën dëgjimore të mërkurën.
Lexoni edhe këtë: Hetimet për shkarkim të Trumpit hynë në fazë të re
Bazuar në të gjeturat e raportit dhe përfundimet e seancave publike që nisin më 4 dhjetor, Komiteti Gjyqësor do të vendosë nëse do të hartojë artikujt për shkarkim apo akuza zyrtare kundër presidentit.
Në qendër të hetimeve janë supozimet nëse Trump ka kryer “shkelje të rënda”, siç definohet me kushtetutë.
Këto supozime janë ngallur pas një bisede telefonike të zhvilluar më 25 korrik në mes të Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve dyshojnë se Trumpi, president republikan, ka abuzuar me pushtetin që ka, duke kushtëzuar ndihmë për një qeveri të huaj, në këmbim të hetimeve për rivalin e tij politik, Joe Biden, i cili synon të fitojë nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Ata akuzojnë Trumpin dhe keqbërje tjera para dhe pas bisedës së zhvilluar me Zelenskiyn.
Para se të zhvillonte këtë bisedë, Trump ka pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milionë dollarëve për Ukrainën, duke i kërkuar “një të mirë” homologut të tij.
Trump e ka përshkruar bisedën me Zelenskiyn si “krejtësisht normale” dhe i ka cilësuar hetimet për shkarkim si “mashtrim”./rel/
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...