Donald Trump ka thënë se asgjë nuk do të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës në lidhje me një marrëveshje paqeje derisa ai të takojë personalisht presidentin rus, Vladimir Putin.
Presidenti amerikan e ka bërë këtë koment gjatë një udhëtimi me Air Force One në një turne katër ditor në Lindjen e Mesme.
“Asgjë nuk do të ndodhë deri sa unë dhe Putin të takohemi”, tha 78-vjeçari, raporton skynews.
Siç ka raportuar skynews, bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës janë të planifikuara për sot në Stamboll.
Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar delegacionin e ulët rus që është dërguar në qytetin turk si “dekorativ”.
Ndryshe, Trump dhe Putin nuk kanë udhëtuar drejt Stambollit gjersa lideri ukrainas gjendet në Turqi, ku u takua me nikoqirin, presidentin Recep Taayyip Erdogan. /Telegrafi/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj