Presidenti amerikan Donald Trump thotë se shtetet e NATO-s janë pajtuar të rrisin shpenzimet ushtarake.
Duke folur pas samitit dyditor në Bruksel, ai tha se aleatët ishin zotuar të harxhojnë më shumë se 2% të të ardhurave vjetore (GDP) në buxhetin e mbrojtjes, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti ka kritikuar ashpër aleancën, duke u ankuar se SHBA paguan më shumë se tjerat vende.
Pas takimit, ai është shprehur se beson në NATO dhe se ishte momentalisht e panevojshme të shqyrtohej mundësia e largimit.
“Kemi bërë një përparim të hatashëm sot”, tha ai. “Ka qenë e mahnitshme të shohësh nivelin e frymës bashkëpunuese në atë dhomë”.
Trump ka kërkuar edhe më herët nga aleatët e Nato-s që të japin të paktën 4% të fitimet vjetore(GDP)./Arbresh.info/
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...