Aktorja e filamve për të rritur, Stormy Daniels thotë se Donald Trump nuk e meriton të burgoset për pagesën e bërë ndaj saj, e cila e solli atë në gjykatë këtë javë për akuza penale.
“Unë nuk mendoj se krimet e tij kundër meje janë të denja për burgim,” i tha aktorja e filmit për të rritur Piers Morgan në intervistën e saj të parë që nga seanca.
Kur u pyet nëse do të dëshmonte në gjyqin e ardhshëm, Daniels tha se “absolutisht” do të dëshmonte.
“Është e frikshme, por unë e pres me padurim, nuk kam asgjë për të fshehur. Unë jam e vetmja që kam thënë të vërtetën.”
Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm në një sallë gjyqi në Manhattan për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Akuzat për krime rrezikojne per Trumo një dënim maksimal prej katër vitesh burg.
Avokati i Trump i pagoi 130,000 dollarë Daniels para zgjedhjeve të 2016-ës për të blerë heshtjen e saj pasi ajo po kërkonte të dilte publike për një aferë të supozuar.
Prokurorët thonë se mënyra se si avokati u rimbursua më pas nga Trump ndërsa ai ishte president përbënte mashtrim tatimor, sepse llogaritë i përshkruan pagesat si shpenzime ligjore./fax.al/
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...