Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka insituar se ai nuk është nën hetim, pasi shkarkoi drejtorin e FBI, James Comey.
Për NBC News, Trump ka theksuar se ka qenë vendimi i tij për të shkakruar James Comey, transmeton portali arbresh.info.
Comey po drejtonte një hetim për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e SHBA-ve dhe për bashkëpunim të mundshëm mes zyrtarëve të fushatës së Trump dhe Moskës.
Trump e ka hedhur poshtë hetimin duke e quajtur atë si një ‘zbavitje’, megjithatë ai është sfiduar nga pasardhësi i Comey, i cili ka deklaruar se hetimet do të vazhdojnë.
“Unë e kam pyetur atë (James Comey) nëse jam nën hetim. Ai më ka thënë jo”, ka thënë Trump në intervisten e parë pas shkarkimit të drejtorit të FBI./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...