
US President-elect Donald Trump stops to talk to the media in the lobby of Trump Tower December 6, 2016 in New York. / AFP / Eduardo Munoz Alvarez (Photo credit should read EDUARDO MUNOZ ALVAREZ/AFP/Getty Images)
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hedhur poshtë idenë që Rusia të ketë ndërhyrë në zgjedhjet e fundit në SHBA.
“Unë nuk e besoj këtë. Nuk e besoj se ata kanë ndërhyrë në zgjedhje,” tha Trump gjatë një interviste për ‘Time’, transmeton arbresh.info.
Revista ‘Time’ e ka zgjedhur Donald Trump si personalitetin e vitit 2016.
Trump në mënyrë të palëkundur ka kundërshtuar se presidenti rus Vladimir Putin, ose agjensitë e tij, të kenë pasur ndikim në humbjen e Clintonit në zgjedhjet e fundit.
I pyetur nga ‘Time’ nëse përfundimi i arritur nga zyrtarët e SHBA-së ishte motivuar nga politika, Trump tha: ‘Ashtu mendoj.’
Agjensitë në SHBA kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë për hakerimin e kompjuterëve gjatë zgjedhjeve, por Putin e ka kundërshtuar këtë duke thënë se ‘zbulimi i fajtorit të vërtetë është gjë e parëndësishme’.
Demokratët vazhdojnë të publikojnë të dhëna tjera mbi hakimin e kompjuterëve gjatë zgjedhjeve. /Arbresh.info
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...