Presidenti amerikane Donald Trump, pas një vizite në Luiziana, vend që u godit nga uragani Laura, nënshkroi autografe për disa zyrtarë vendorë.
Një person, i veshur me uniformën e tij të policisë, filloi të afrohej dhe presidenti me inkurajim tha: “Eja këtu, eja”.
Por ajo që dukej të ishte një vendim i improvizuar nga presidenti për të takuar burrat që donin firmën e tij detyroi një agjent të Shërbimit Sekret dhe Shefin e Shtabit Mark Meadows të ndërhynte, duke i thënë oficerit dhe të tjerëve të mbanin distancën, transmeton Telegrafi.
Oficeri mbante një maskë, por Trump dhe zyrtarët që udhëtonin me të nuk kishin një të tillë. Disa nga burrat e tjerë që grumbulloheshin për të kërkuar nënshkrime nuk i kishin vendosur maskat dhe u udhëzuan t’i vendosnin ato.
Trump u tha disa burrave të shisnin autografët në eBay sonte dhe ata do të fitonin 10,000 dollarë, madje duke i thënë njërit prej tyre: “Nëse e vë emrin tënd, humbet shumë vlerë, prandaj thjesht shite atë sonte në eBay”.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...