Kërcënimi i Presidentit Trump për dyfishimin e tarifave të planifikuara prej 25% për importin e aluminit dhe çelikut kanadez, bëri që qeveria provinciale e Ontarios të pezullojë tarifat e planifikuara për energjinë elektrike që i shet Shteteve të Bashkuara.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë Peter Navarro, tha se si rezultat i kësaj Presidenti Trump tërhoqi vendimin për dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin. Ai tha se qeveria federale ende ka në plan që të vendosë një tarifë prej 25% për këto importe duke filluar nga e mërkura.
Zhvillimet e së martës sollën një fitore për Presidentin Trump, ndërsa janë shtuar shqetësimet mbi tarifat, çka është vënë re tek rënia e bursës amerikane dhe zërat për recesion. Kritikët thonë se lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë mund të ndikojë tek ekonomitë e të dy vendeve.
Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur di...
Meteorologët paralajmërojnë se kjo verë do të sjellë nxehtës...
Bllokimi i punimeve në Ishullin Urban, Rama mban konferencë ...
Haradinaj: Jam për Ballkanin e Hapur, por me një kërkesë – S...
Mourinho kërkon transferimin e një mbrojtësi të majtë, tre e...
Incident i pazakontë në Britani, radio shpall gabimisht vdek...