Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar publikimin e dosjes kundërthënëse që mendohet të përcaktojë anshmërinë nga ana e FBI-së.
Dosja është për sjelljen e FBI-së në hetimin e tyre në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, transmeton portali arbresh.info
Trump tha se ai ia kishte dorëzuar Kongresit, i cili pritet ta publikojë.
I pyetur për përmbajtjen e memorandumit, zoti Trump u tha gazetarëve se ishte një turp dhe shumë njerëz duhet të “kishin turp për veten e tyre”.
Më parë të premten, presidenti akuzoi zyrtarët e lartë për politizim të FBI-së dhe hetimeve të departamentit të drejtësisë për të dëmtuar partinë e tij republikane.
Kontradiktat mbi memorandumin, i cili u shkruan nga stafi republikan i kongresit, kanë shpërthyer me ditë të tëra – demokratët thonë se synon të hedhë poshtë hetimet ndaj z. Trump./Arbresh.info/
Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë...
Jalen Riley prezantohet tek Bashkimi
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Çedomir Aksiq: S’janë ...
Mario Ilievski “Ylli i Javës” në Superligën e Ko...
MPB forcon koordinimin me komunat për zbatimin e Ligjit për ...
Gegë Lleshi emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e...