Donald Trump insiston që ndalesa e myslimanëve është shkruar në mënyrë të “përsosur” dhe se gjyqtarët federalë që e kundërshtojnë janë të motivuar nga politika.
Urdhri ekzekutiv i tij ua ndalon hyrjen gati të gjithë atyre që vijnë nga shtetet me shumicë myslimane, gjë që ka nxitur protesta dhe zemërim, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti është zemëruar që apeli emergjent i tij për të rrëzuar vendimin e gjykatësit James Robart është refuzuar. Ai ka kërcënuar se do të dërgojë rastin tek Gjykata Supreme.
“Edhe një gjimnazist i dobët do ta kuptonte këtë. Çdo kush do ta kuptonte:, ka thënë ai pasi lexoi pjesë nga urdhri për turmën.
Ai argumentoi që urdhri ishte “korrekt, jo politikisht korrekt”, dhe se ishte i rëndësishëm për sigurinë kombëtare, për të ndaluar fluksin e njerëzve që duan t’i “bëjnë dëm” SHBA-ve./Arbresh.info
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...